TIRANË

Gjatë kohës që gjyqtarja Miliana Muça u tërhoq për të marrë vendimin për masën e sigurisë për Klement Balilin, ky i fundit ka shkëmbyer disa batuta dhe ka mundur të flasë me gazetarët që ndodheshin aty edhe pse ndodhej brenda kafazit të xhamit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se e ka pyetur nëse ka materiale kompromentuese për zyrtarë të lartë siç është folur.
“Nuk disponoj asnjë provë të tillë”, ka thënë Balili.

Por gazetarja Lala ka këmbëngulur, duke i kujtuar deklaratat e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjuani i cili ka thënë të kundërtën se Balili disponon materiale kompromentuese. “Nëse Manjani ka prova të tilla le t’i nxjerrë, unë nuk kam”, tha Klement Balili, citoi gazetarja Klodiana Lala të akuzuarin për trafik droge.

“Ndërsa i përmendëm faktin se ishte Berisha që e nxori i pari informacionin e vetëdorëzimit, avokati Sollaku tha jo pa shaka se një kohë ka punuar me zotin Berisha dhe çfarë nuk ndodh. Ndërkohë që kujojmë se Sollaku ka pasur përplasje të forta me ish-kryeministrin Berisha”, raportoi Lala.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: