E ftuar në “Mes Yjesh”, ka qenë së fundmi azetarja dhe njëkohësisht këngëtarja Genta Hodo.

Ajo u pyet të tregonte gjënë më të çmendur që ka bërë për të realizuar një intervistë.

“Gjatë verës në jug, marr vesh që ishte Alban Skënderaj që do të këndonte live atë natë në jug. Gjej numrin e menaxherit, por ai nuk po më përgjigjej. Më pas marr vesh që Albani po hante darkë diku. Shkoj atje dhe ishte me të atin, vëllain dhe i ndërpreva darkë.

Shkoj e përshëndes, dhe i tregua tejmase i sjellshëm se të isha unë dhe të më prishnin darkën…, dhe unë ja prisha darkën. Mbaroi shpejt e shpejt dhe erdhi më pas, e realizuam”, tregoi Genta duke i kërkuar dhe falje këngëtarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb