“Reformat e ndërmara në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe mbikëqyrjes efektive, mirëadministrimi, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e kohës së zhdoganimit, respektimi i metodologjisë së vlerësimit doganor, janë faktorët që kanë ndikuar që rritja e të ardhurave doganore për muajin gusht 2021 dhe periudhën 8-mujore të shënojnë rekord historik.”

Në analizën 8 mujore Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli shprehet se të gjitha strukturat doganore kanë patur një angazhim të shtuar edhe pse në një periudhë të vështirë për gjithë ekonominë globale, jo vetëm atë shqiptare, duke bërë që të ardhurat doganore në muajin gusht 2021 të realizohen në masën 17.3 miliardë lekë me një tejkalim prej 18% nga të ardhurat e planifikuara (14.7 miliardë lekë) ose rreth 2.6 miliardë lekë (rreth 26 milionë USD) më shumë.

Sipas Gazhelit, në krahasim me muajin gusht 2020, të ardhurat e gushtit 2021 janë realizuar rreth 3.7 miliardë lekë më shumë ose me një rritje 27%.

  • foto galeri

Të ardhurat në 8 mujorin 2021 janë realizuar në masën 119.3 miliardë lekë (nga 109.7 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 9.6 miliardë lekë më shumë (rreth 96 Mln USD më shumë). Në krahasim me 8 mujorin 2020 janë realizuar rreth 23.3 miliardë lekë më shumë.

  • foto galeri

Rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 78% nga rritja e sasive të importit dhe në masën 22% nga rritja e çmimeve. Vlen të theksohet se rritja e çmimeve në totalin e saj është amortizuar nga rënia e kursit të këmbimit me efekt negativ rreth 2 miliardë lekë.

 Duhet vleresuar se tetë mujori janar – gusht 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 8-mujori në historinë e doganave, 

Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me një vit më parë, janë si vijon: 

  • Taksa Doganore: + 767 Mln lekë nga importi mallrave me origjinë kryesisht kineze 
  • Akciza: Në total +5.2 Mld lekë që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +2.8 Mld, rritja e importit të cigareve me +2 Mld, birrës me rreth 180 Mln lekë, etj. 
  • TVSH: Në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2020 ka dhënë rreth 1 Mld lekë më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
    • +3 Mld lekë, rritje e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm;
    • +3 Mld lekë, rritja e karburantit të importit;
    • +2.1Mld lekë, rritje e importit të automjeteve të përdorura;
    • +2 Mld lekë, rritje nga importi i metaleve bazë;
    • +900 Mln lekë, rritje e importit të veshje, tekstile;
    • +852 Mln lekë, konstruksionet metalike;
    • +600 Mln lekë, gaz i lëngshëm, etj.
  • Renta: +358 milion lekë për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 14,000 ton dhe rritjes së çmimit mesatar për periudhën tetë mujore me 40%.

 Tab 1– Rekord në sasitë e zhdoganuara të karburanteve për 8 mujorin 2021: 424,321 ton

3
3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb