TIRANË

Në kuadër të nismës së lancuar nga Kryeministri Edi Rama, “Gati për Shqipërinë”, Administrata Doganore  mirëpret për rekrutime vajza dhe zonja në strukturën e Antikontrabandës.

Në një takim me kandidatet , drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, u shpreh , se me qëllim për të ndryshuar rrënjësisht vizionin drejt një administrate eficente dhe efikase, që njeh dhe zbaton shërbime të dixhitalizuara doganore, jemi të hapur drejt prurjeve të reja  për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në sfidat e modernizimit dhe digjitalizimit të autoriteteve doganore.

Duke i përgëzuar aplikantet për nismën e marrë, Gazheli tha, se me ndryshimin dinamik të personelit të administratës doganore,  synohet rritje e efikasitetit, performanca dhe përmirësimi i nivelit të shërbimit të personelit doganor, kjo në përmbushje të proçeseve intensive në funksion të negociatave për antarësim në në Bashkimin Evropian.

Sipas kreut të Doganës Shqiptare, në prioritetet strategjike të  administrate doganore, vlerësohet integriteti, besueshmëria, transparenca dhe ngritja profesionale e të gjitha strukturave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb