TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se parlamenti nuk do të vijojë punën normale pasi nuk do e lejojnë qytetarët që do protestojnë në çdo seancë. Në një takim me LRI-në, Kryemadhi tha se ‘jo gaz lotsjellës të përdorë Sandër Lleshaj’, duke iu referuar ministrit të Brendshëm por çdolloj gjëje, masat janë marra.

“Nga çdo anë institucionale, morale, politike edhe fizike, faktikisht Parlamenti shqiptar nuk ka për të funksionuar. Nuk ka për të funksionuar sepse nuk mund të ketë seancë plenare sepse sa herë të ketë seancë plenare qytetarët do të jenë jashtë godinës së parlamentit dhe jo gaz lotsjellës të përdor Sandër Lleshi me Lleshët e tij por çfarëdolloj gjëje të përdorë ne i kemi marrë masat dhe do përballemi me ta.
Kështu që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’ju them të ndani detyrat dhe mos hezitoni të jeni në kontakt për evidentimin e problematikave në zonat përkatëse. Grupi i punës do rakordohet me axhendën e LSI-së për gjithë Shqipërinë”, tha Kryemadhi sot.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb