Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, në një deklaratë në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, deklaroi se nëse për 6 muaj, qeveria Basha që do jetë në pushtet nuk denoncon aferat korruptive të paraardhësve, do të thotë se jemi duke vjedhur.

Bardhi theksoi se ligji antimafia shtrihet në koncesionet kriminale që janë bërë në 30 vjet.

Gazmend Bardhi: Ne do kalojmë në skaner PPP-të në 30 vjet. Ky ligj-antimafia të zbatohet edhe për kontratat koncesionare. Qeveria Basha do denoncojë çdo aferë korruptive në Prokurori. Do t’i çojmë për 6 muaj, përkundër do të thotë që ne po vjedhim vetë.

Kam qenë vetëm 3 muaj ministër teknik, e më doli përpara afera e byzylikëve elektronikë dhe buxhetit iu kthyen 2.5 milionë euro me vendim gjykate. Unë isha në karrige për t’i shërbyer interesit publik. Nëse nuk e japim këtë shembull për gjashtë muaj, i bie që po vjedhim vetë. Do të denoncojmë aferat e qeverisë më herët ose ë jemi duke bërë ne. Platforma antimafia përfshin kontratat e PPP-së që janë bërë në 30 vjet, e përsëris.

Skënder Minxhozi: Do çoni akuzën për Bashën për Rrugën e Kombit.

Gazmend Bardhi: Prokuroria dështoi në këtë çështje. Kompania që ishte për atë procedurë tenderimi, ishte një nga më seriozet që mund të jenë në treg. Nëse pretendoni se kompania kishte ardhur për të vjedhur me Bashën në Shqipëri, kjo hidhet poshtë. Organi i akuzës dështoi. Përsërit akuzat e Ramës. Dosja për Bashën mund të shqyrtohet për 2 javë e Prokuroria dështoi. Prokuroria nuk ngriti akuzë dot.

Skënder Minxhozi: Kjo është CV e kompanisë, jo e Lulzim Bashës. Basha punon në Partinë Demokratike. Jam i bindur se bëra pyetje të çmendur. Kur nuk hetoi Rama për këtë gjë, ju nuk do hetoni veten. Ka nxjerrë Basha letër që jam i pafajshëm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb