TIRANE-Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit ka adoptuar një nga çerdhet e Tiranës. Këtë e bën me dije kryebashkiaku Erion Veliaj duke shtuar se Paja është një nga bamirësit që do të ndihmojë për të kapërcyer situatën emergjente me çerdhet. Veliaj e cilëson aktorin si, qytetar model të Tiranës.

“Aktor brilant, po dhe qytetar model i Tiranës. Gaz Paja është 1 nga 17 bamirësit që kanë ‘adoptuar’ 1 çerdhe per ta riparuar. Kane mbetur dhe 14. Nëse do të japësh një dorë ta kalojmë këtë situatë emergjence me çerdhet, na shkruaj tek [email protected] #TiranaSolidare’

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: