Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali për reformën zgjedhore.

Bardhi shkruan në “Facebook” se reforma zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës që e ul, e ngre vetë, sipas dëshirës dhe se reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ai deklaron se kryeministri Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të BE-së dhe Bundestagut.

“Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të ??, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.✌
Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të ??&??. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.
Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion! ????”, shkruan Bardhi.

Bardhi Fb
Bardhi Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb