Ndërsa analisti Skënder Minxhozi foli për frymën e sondazheve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit dhe për një rezultat të ngushtë, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e kundërshtoi.

Ai foli në emisionin “Real Story” në News24 me fakte konkrete, duke iu referuar frymës që ka gjetur në terren, nga takimet me qytetarët në Elbasan ku është edhe drejtues politik.

Sa i përket sondazheve që merren shpesh si argument nga analistët, Bardhi u shpreh se një shifër e rëndësishme nuk merret parasysh, që janë ata që nuk preferojnë të përgjigjen. 30% e tyre janë logjikisht jo me qeverinë, pasi druhen prej saj. Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se e bën diferencën të madhe dhe në favor të Opozitës.

Gazment Bardhi tha se nuk ka asnjë ndarje te PD me LSI. Ato janë bashkë në këto zgjedhje, si koalicion dhe se nuk ka dyshim që koalicioni opozitar del fitues më 25 prill.

“Për të parë frymën duhet të jemi në terren. Në Elbasan jo vetëm ka frymë për ndryshim, por takoj çdo ditë socialistë të ndershëm që mezi presin 25 prillin.
87% e shqiptarëve duan ndryshim, 81% janë më të pakënaqur me qeverinë, ka edhe elektorat që nuk e tregon votën ndryshe nga ata që e tregojnë hapur. Ne nuk jemi ndarë nga LSI kemi zgjedhur taktikë elektorale që në pjesën dërrmuese të garojmë me dy lista që të maksimalizojmë votat, përfshirë edhe socialistët e mërzitur janë shumicë dërrmuese. Ka edhe qarqe ku do hyjmë me listë të përbashkët, pas 25 prillit dalim koalicion qeverisës”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb