Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi është takuar me qytetarë në Elbasan, ku ka deklaruar se PD vjen para tyre me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre.

Sipas Bardhit, njerëzit duan ndryshim, jo më politikës që premton dhe harron.

“Ka ardhur koha për t’u ndarë nga politika që premton dhe harron. Që premton dhe u kthen kurrizin njerëzve, e kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet.
PD vjen para qytetarëve me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre. Jam i kënaqur pa masë që diferencat mes nesh janë të qarta kudo. Ne angazhohemi për punët dhe shërbimet që do ofrojmë. Do kem kurajon të jap llogari cdo ditë para qytetarëve për fjalën që them sot. Asnjë mrekulli nuk premtojmë, po vemendje, përkushtim dhe se buxheti e paratë e shqiptarëve s’do të shkojnë më për 10 miq të qeverisë, po për bujqësinë, për arsimin, për familjet shqiptare. Kudo në Qarkun e Elbasanit, njerëzit mezi presin të firmosin ndryshimin. Janë shumë të lodhur nga mashtrimet, nga arroganca, nga lojërat e pehlivanëve që kanë ardhur këtu, kanë marrë pushtet e kanë menduar vetëm për veten e tyre. Elbasani fiton. Shqiperia fiton. ??✌️”, deklaron Bardhi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb