Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video për të denoncuar atë që e quan grabitje të tokës publike për të pastruar paratë.

Bëhet fjalë për truallin e Teatrit Kombëtar, sipërfaqen aktuale dhe sipërfaqen që do të zërë teatri i ri sipas projektit të prezantuar nga maxhoranca. Bardhi deklaron se talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan kulla të reja.

“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi.

Gazment Bardhi 1
Gazment Bardhi 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb