Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku sipas tij, dalin në pah mashtrimet e kryeministrit Edi Rama për mësuesit. Sipas Bardhit, arsimi është degraduar në këto tetë vite.

Ai thotë se pagat e mësuesve nuk janë rritur, e shton se më shumë se 200 mijë nxënës janë larguar nga sistemi arsimor shqiptar.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Mashtrimeve të Edi ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos? do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar. U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill! Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill #ShqipëriaFITON ??✌️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb