Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku akuzon Belinda Ballukun për blerje votash me anë të legalizime duke treguar edhe skemën me anë të ”WhatsUpp”.

Në videon e publikuar, rezulton një grup në ”WhatsUpp” i PS për Kombinatin, teksa Bardhi thotë se drejtuesja e shtabit elektoral, Laureta Omeri mblodhi të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Ballukut që t’i kryenin legalizimet para zgjedhjeve.

Sipas tij, zyrat e Kadastrës u vendosën në dispozicion të Ballukut për legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.

Ai paralajmëron se Balluku nuk ka për t’i shpëtuar burgut për këtë krim elektoral.

 

 

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.

Faktet janë kokëforta:

Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.

Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.

Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.

Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb