Me anë të një postimi në “twitter” Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar sëfundmi nga SHBA.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Kënaqësi të takonim sot Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falënderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë. ?????

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb