Gjiganti energjetik i Rusisë Gazprom ka kërcënuar të reduktojë furnizimet me gaz natyror përmes tubacionit të fundit që shkon në Evropë përmes Ukrainës, pasi pretendoi se sasia që po furnizon për Moldavinë nuk përfundon në vend.

Gazprom tha se nëse “çekuilibri i vërejtur gjatë tranzitit të gazit për konsumatorët moldavë nëpër Ukrainë vazhdon”, atëherë do të “fillojë të reduktojë furnizimet e tij me gaz” përmes Ukrainës nga java e ardhshme.

Në përgjigje, Ukraina tha se të gjitha furnizimet që Rusia kishte dërguar përmes vendit ishin “transferuar plotësisht” në Moldavi.

“Kjo nuk është hera e parë që Rusia përdor gazin si një mjet presioni politik”, tha Olha Belkova nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit të Ukrainës.

“Ky është një manipulim i rëndë i fakteve për të justifikuar vendimin për të kufizuar më tej vëllimin e furnizimit me gaz në vendet evropiane.

Kriza energjetike ka goditur veçanërisht Moldavinë, me Rusinë që ka përgjysmuar furnizimin e saj me gaz natyror dhe sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje masive në disa qytete në ish-republikën sovjetike.

Moldavia u mbështet shumë në energjinë ruse përpara luftës dhe sistemet e saj energjetike të epokës sovjetike mbeten të ndërlidhura me Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: