Jeton Selimi*

Ishte minuta e 105-të e ndeshjes Gjermani- Argjentinë, kur një lojtar shtatshkurtër mori përsipër fatet e kombëtares dhe e udhëhoqi drejt në një suksesi të madh që i mungonte që në “Italia ’90”. Mario Gëce, njeriu që me golin e tij në finalen e “Marcanasë” i dha Gjermanisë titullin e 4-t botëror, në një intervistë deklaroi se te kombëtarja e “pancerave” nuk janë aspak të dehur nga suksesi në Kupën e Botës dhe dëshirojnë të fitojnë akoma edhe më tepër. Sipas lojtarit 22-vjeçar, Gjermania do të bëjë çmos për të triumfuar edhe në kampionatin europian që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016. “Unë nuk besoj se te kombëtarja jonë ka probleme me motivimin e futbollistëve. Një skuadër kur fiton një kompeticion madhor siç është Kupa e Botës, dëshiron të fitojë një tjetër trofe në një afat të shkurtër kohor. Sfida jonë e madhe është të triumfojmë në Europianin francez”. Skuadra që drejtohet nga Joakim Lëv nuk i ka nisur aspak mirë kualifikueset e “Francë 2016”, pasi në katër ndeshjet e para të grupit D eliminator ka grumbulluar vetëm 7 pikë nga 12 të mundshme dhe pozicionohet e dyta pas Polonisë kryesuese. Gjithsesi, një situatë e tillë nuk e shqetëson aspak Mario Gëcen, që ka besim se “Die Manschaft” do të kualifikohen pa pasur shumë probleme në fazën finale të kampionatit europian.

(Lexoni të plotë lajmin në numrin e sotëm të GSH)

(os.de/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: