Skënder Gega nuk ndryshon kurrë nga filozofia e tij, merr çdo gjë me qetësi dhe sportivitet. Nuk e tradhtojnë nervat as kur është i detyruar t’i përgjigjet Safet Gjicit i cili pak ditë më parë u shpreh se Partizanit i mbajnë gjunjët deri në mars:

“Unë jam trajner dhe e kam të vështirë të bëj replikë me një president klubi. Për më tepër kështu i bie që të merremi me klubet e tjera dhe kjo nuk është etike. Gjici ka thënë që nuk na mbajnë gjunjët neve të Partizanit deri në mars…(qesh). Unë nuk do të merresha asnjëherë me gjunjët e Kukësit. Nuk më duket etike. Por le ta shohim. Do të presim deri në fund dhe do ta tregojë fusha se kujt i mbajnë gjunjët dhe kujt jo. Tani është e kotë të flasim”

Në konferencën për shtyp trajneri i Partizanit foli dhe për super sfidën e së premtes, Skënderbeu-Partizani:

“Skuadra është në gjendje të mirë. Natyrisht që në do të hyjmë në fushën e lojës për të marrë maksimumin. Nuk do të hyjmë për të humbur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb