Ylli Shehu, ish sulmuesi i Partizanit është i ftuar në emisionin “Sport News”, te “News 24”, duke analizuar sezonin e ish-skuadrës së tij.

Shehu i ka dhënë shumë rëndësi faktit se Partizani nuk ka toleruar edhe pse ka një diferencë të madhe pikësh nga vendi i dytë

Sezoni? “Mendoj që ka qenë një vit i suksesshëm i Partizanit. Afrimi i Gegës dhe i drejtorit ka sjellë ndryshime. Partizani është një skuadër e kompletuar. Janë në rrugën e duhur, ekipi nuk toleron dhe po bën mirë deri tani”.

Sfida me Kastriotin? “Duke qenë një diferencë e madhe mund të toleronte Partizani. Megjithatë Partizani tregoi që ka një seriozitet këtë vit. Janë një grup që duan të luajnë mirë. Kështu ata i kanë dhënë një asist Tiranës. Edhe pse në kemi një armiqësi me Tiranën, e duam në vendin e parë.  Ne e duam një derbi të kryeqytetit, se ka atmosferë të jashtëzakonshmë.

Gega? “Ai ka meritën më të madhe. Që kur mori grupin në zotërim dhe me afrimet që bëri, formoi një grup që në 30 javët e kampionatit i ka hapu shumëprobleme çdo ekipi. Çdo ekip ka hasur vështirësi nga loja e grupit që ka bërë Partizani. Për mua merita kryesore është e Gegës, ai i ka stërvitur nga të gjitha këndvështirmet, psikologjikish dhe fizikisht. Gjatë gjithë lojës lojtarët mbajnë një temp konstant. Janë kompkat gjatë gjithë 90-minutëshit”.

Çfarë ka ndryshuar te Partizani i këtij sezoni? “Ka tre vjet që Partizani ka qenë në ujërat e titullit. Ka rivalizuar shumë. Këtë viti dhe ana psikologjike dhe ftohtësia e klubit kanë ndikuar. Janë munduar ta mbajnë euforinë dhe të shohin ndeshjet rradhë pas rradhe. Trajneri ka ditur të marri maksimumin e tyre”.

Kartoni i Rexhepit? “Për mendimin tim ishte i drejtë. Ishte i drejtë arbitrimi. Është dhe terreni që krijonte shumë faulla.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb