Skënder Gega ka kaluar një ndeshje të vështirë sot, pasi deri në momentin e shënimit të golit të avantazhit, të kuqtë duket se po luanin edhe të bllokuar psikologjikisht nga incidenti i pjesës së parë. Gjithsesi, fitorja u arrit dhe Gega tani bën llogaritë, duke qarë mungesën e Trashit në derbi

Fitore e vendosur nga Hebaj, por kur ishte loja barazim, skuadra vuante presionin e humbjes në Laç…

Sa vjen e shtohet presioni. Kemi kohë në vendin e parë, dhe e filluam lojën me 1-0. Deri në atë pjesë, luajtëm mirë. Pas kartonit të verdhë të Trashit, u shpërqendruam, Vlora erdhi më lart. Te rasti i golit qe një përgjumje e mbrojtjes. Presioni ishte, dhe i lamë për pjesën e dytë.

Jeni i kënaqur nga stoli?

Patjetër, ky është ekipi. E kam thënë, sot e kthejmë kokën nga stoli dhe kemi opsione. Jo gjithmonë ndërrimet e kanë efektin pozitiv, por ndonjëherë funksionojnë, ndonjëherë jo. Për fatin tonë, sot me Hebajn funksionoi. Kemi kohë që duam t’i japim konfidencë atij.

Momenti i kartonit të verdhë të Trashit…

Reagimi i jashtëzakonshëm. Është tërheqje, faull. E verdha mund të jetë e drejtë, por pak minuta më parë ishin ndërhyrje të ashpra ndaj Malës dhe Dukës. Nuk besoj se arbitri ka pasur qëllim të dëmtojë Partizanin. Është e madhe për ne që Trashi nuk do jetë në derbi. Rëndësi ka që morëm 3 pikët sot.

Javën e kaluar humbët në Laç për një penallti të paqenë. Sot kishte episode të diskutueshmë në favorin tuaj. Ishte ky një kompensim për gafën në javën e kaluar?

Unë asnjëherë nuk i kam paragjykuar, apo s’jam marrë me to. Kam dhënë mendimin tim teknik. Nuk na ka kompensuar asgjë askush. Unë kam qenë i fokusuar te puna, dhe ajo që do i marr ekipit tim. Disa gjëra nuk janë përgjegjësia ime. Apel për tifozët? Unë nuk mund të caktoj se kush ishte. Duhet parë, dhe janë kompetencat e dikujt tjetër. Mos të kthehemi tek e kaluara. Në derbin që kaloi, Hebaj bëri 2 gola dhe 3 fëmijë u futën në fushë për ta përqafuar, dhe u dënuam. Unë i përgatis ndeshjet teknikisht. Unë dua që çdo tifoz pa pasur parasysh moshën e tyre, të vijnë të mbështesin. Nuk është klubi ai që mban përgjegjësi. As Ard Mema, Skënder Gega, nuk mund të bëjnë më shumë.

A të shqetëson Tirana?

Tirana është një ndeshje e radhës. Një derbi që jem adrenalinë dhe atmosferë të 2 palëve. Shpresoj që të fitojë më i miri dhe të sjellim një mesazh që futbolli na bashkon dhe nuk na ndan.

Ibrahimit i keni thënë ju që mos shtyjë përpara apo aq e ka kapacitetin. Duka apo Mensah kë zgjedh?

Sa më shumë alternativë të keq aq më mirë. Mensah është më i angazhuar me mënyrën si luajmë. Radhën e parë i dhashë shansin Lukas, sot e filluam me Dukën. Ata që hynë bërën detyrën. Si ai që hyn në fillim dhe ai që hyn 15 minuta është pjesë e familjes dhe stërvitemi njësoj. Për sa i përket Ibrahimit, mundohem të gjej balancat. Si çdo lojtar edhe ai ka pikat e dobëta. Asnjë s’është i pagabueshëm. Nuk kishim leverdi që Ibrahimi të dilte. U bëmë shumë në sulm. Shpërdoruam shumë raste, e rëndësishme është që morëm 3 pikë.

 

Sa iu shqetëson qendra e mbrojtës?

Atanda është një alternativë shumë e mirë. Jo çdo ndeshje zgjidhja e parë mund të jetë perfektë. Gabuan sepse nuk janë të pagabueshëm. Duke pasur alternativë Atandën e kthyem. Mbas golit të dytë, gjërat shkuan më mirë. Do e shikojmë, rëndësi ka që kemi alternativa. Kush të jetë në gjendjen optimale do jetë ai që do nisi lojën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: