TIRANË

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur për mediat pas përfundimit të sfidës me skuadrën verilindore të Kukësit, ndërsa tregoi se skuadra kryeqytetase  po vuan nga mungesa e disa lojtarëve.

Ai tregoi respekt për skuadrën e Kukësit dhe për këtë ai tha se skuadra e tij kishte momente gabimi gjatë lojës. Në fund duke folur për “SuperSport”, tekniku i skuadrës së kuqe  se sfida me Teutën në Durrës dhe impaktin e vet negativ.

Intervista e Skënder Gegës:

Skuadra hasi probleme në fazën sulmuese? Ka të bëjë mungesa e Asanit?
Në këtë moment ku jemi, çdo mungesë ndihet. Jam i kënaqur për atë që dhamë në fushë. Luajtëm me një rival për tu respektuar. Me gjithë gabimet tona, morëm maksimumin. Jemi 4 pikë larg ekipeve tjera.

Lukas Kardozo, rikthimin e tij do jetë lojtari që kërkon Partizani?
Do ia lë të ardhmes, mori pak minutazh, dhe do e shohim. Në fazën përgatitore, më pas do jetë gati për fazën e dytë. Do jetë një plus i madh për ekipin e Partizanit.

Pse nuk ishte Partizani më i mirë? Ka limite kjo skuadër?
Patjetër, çdo ekip ka limite. Asnjëherë nuk e kam shprehur që kemi kaluar çdo gjë. Limitet tona nuk duken në fushë. Sot luajtëm me kujdes, donim fitoren, por të ketë edhe balancë në mbrojtje. Edhe Kukësi e kërkoi fitoren, por ne u treguam të kujdesshëm. Sulmuesit janë këta që janë, me niveli dhe performancën e tyre, besoj se kanë dhënë maksimumin. Shpreh mirënjohjen e tyre dhe besoj sedo ecim përpara.
Në fillim Partizani nuk ishte aq i njohur, tani çdo ekip përgatitet 100% ndaj jush. Besoj jeni i kënaqur me barazimin…
Ndeshjet në transfertë ndoshta kundërshtarin e bëjnë optimist, sepse tjetrën e luajnë në shtëpi. Faktori fushë mund të ketë ndikime, tifozët gjithashtu. Ne bëmë maksimumin, jam i kënaqur për detyrat. Jam i kënaqur sepse pak firo pati, jo karshi Kukësit, por edhe me nivel më të vogël, mund të vijnë në portë dhe të rrezikojnë. Jemi para faktit që do mësojmë nga gabimet. Sot kam respekt për çdo ekip që luan kundër nesh. Ne luajtëm me Kukësin, ekipin kampion.
Sa i ngjau ky Partizan, atij në Durrës javën e kaluar?
Siç i ngjau dita e sotme, ishte më pak shi. Nga java në javë ndryshojnë gjërat. NË Durrës i kam parë edhe komentet, që ishte një ndeshje me emocione dhe e jashtëzakonshme nga të dy palët. Unë si trajner zgjedh të mos lë shumë hapësira dhe të mos rrezikohem. Ky është formati që zgjedh si trajner, se sa si në Durrës me spektakël. Pozicioni me shikuesin që do shou, ka një diferencë të madhe. Ne që punojmë e dimë si të funksionojë ekipi.

Pse nuk hyri Partizani për ta fituar ndeshjen, për të thelluar diferencat me kundërshtarin, por reagoni kur pësoni gol. A keni forca për ta bërë lojën që në fillim? Pse rrezikoni?
Qëllimi i trajnerit, nuk përcaktohet përpara ndeshjes. Unë dua që të 2 fazat të funksionojnë në mënyrë prefekte. Kur del 0-0 tregon që kemi luajtur mirë në mbrojtje. Kemi limitet tona në sulm. Nëse rregullohemi gjatë kohës, sepse kemi nevojë për tu rregulluar, kemi lojtarë 20-vjecarë, kemi nevojë për sulm. Kur të kem garanci për të luajtur në sulm, patjetër që do luajmë në sulm. Sot hymë të kujdesshëm në lojë, pse jo për të synuar diçka më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb