Për herë të dytë radhazi, Kukësi nuk arriti të sigurojë një biletë për në Evropë, një përfundim i hidhur që ashtu siç pritej ka pasur një efekt domino shumë të madh në radhët e verilindorëve.

Nga Kukësi i sezonin të fundit kanë shpëtuar shumë pak anëtarë të stafit apo lojtarë. Së fundmi klubi i Kukësit me anë të një njoftimi për mediat bëri publike mbylljen e marrëveshjes me futbollistët Alija Krniç, Filip Gligorov dhe Artiom Puntas.

Kukesi
Kukesi

Pas mbylljes së sezonit, palët kanë arritur marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit verilindorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: