Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi gëlltiti një bateri me butona, teksa ishte me pushime me familjen.

Ngjarja ka ndodhur më 14 janar, në Payerne, Zvicër, ku djali i quajtur Jose ishte me pushime në Portugali kur gëlltiti baterinë.

Menjëherë pas aksidentit, fëmija u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku bateria arriti të hiqej, por 7-vjeçari humbi jetën nga vaskuliti, një inflamacionin i enëve të gjakut.

Sipas mediave vendase, i mituri e ka gëlltitur baterinë gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe ka ndërruar jetë më 14 janar.

Zyrtarët në Zvicër raportojnë se në shumicën e rasteve të gëlltitjes së baterive me butona, objektet kalojnë nëpër trup po dalin jashtë ne formën e jashtëqitjes, gjatë afatit kohor 24-96 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb