Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e padëgjuar më parë, ku një i ri kishte gëlltitur telefonin celular, dhe u desh një ndërhyrje kirurgjikale për t’ja hequr atë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Kosovë. Mësohet se i riu, 33-vjeçari me inicialet A.A., ishte i burgosur. Mendohet se për të fshehur celularin ‘Nokia’ që kishte në qeli, ai e ka gëlltitur atë, por më pas është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“I burgosuri, A. A, i dënuar me 4 vite per veprën penale, Vjedhje e rende. Me 30.08.2021 ka njoftuar se ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihme mjekësore. Pasi është vizituar nga mjeket e qendrës, menjëherë është dërguar ne Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku edhe i është bere fotografimi Rentgen. Ne fotografim është vërtetuar se i njëjti ka gëlltitur telefonin mobil, menjëherë është nisur për ne SHSKUK, ku edhe është intervenuar. Pas intervenimit, i burgosuri ne fjale është kthyer ne QP Mitrovicë, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po vizitohet nga mjeket e qendrës”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni u krye më 30 gusht, ndërkohë që 33-vjeçari telefonin e tij e kishte gëlltitur katër ditë para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb