Analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të opozitës, lëvizjet e fundit të PS, PD dhe LSI apo ndikimin amerikan.

 

Burimi thotë se Meta po luan si Trump, duke fituar kohë nëpërmjet rinumërimit të votave. Ai thotë se PS u nxitua me nismën për të shkarkuar Metën, pasi humbi një ‘aleat’ që do të njihte zgjedhjet.

Sipas tij nëse PS nuk e heq tani Metën ng President, nuk ka për ta bërë dot me parlamentin e ri të shtatorit.

‘’Jemi në situatë të cilën e prisnim, e prisnin këtë situatë disa analistë, kështu edhe ambasadodrja amerikane, thirrjet, dukej se e kishte parashikuar që PS do të fitonte, dhe opozita do të refuzonte. Kjo po ndodh.

U pa në një fare mënyre se një ditë pas zgjedhjeve, Ilir Meta kërkoi të luajë kartën e qetësimit, por të nesërmen kur PS u hodh në mësymje, sot Meta hoqi maskën dhe tha që zgjedhjet

Po kërkon si Trump, që gjithçka të rinumërohet. PD është pak më e tërhequr. Basha ishte i qartë kur tha se beteja vijon, zgjedhjet u vodhën, u ndryshuan në mënyrë të pandershme Kodi Elektoral, u përdorën koncesionet për blerje votash. Basha priti momentin e deklarimit të humbjes nga KQZ për të thënë që zgjedhjet s’janë të ndershme. PD e tërhequr, nuk e di nëse do luajë kartën e mosnjohjes së zgjedhjeve duke hyrë në konflikt me SHBA, apo do të kërkojë rinumërim.

Jemi apo s’jemi në krizë politike. Nëse PD nuk nje zgjedhjet, do të thotë që mos hyjë më në parlament, të shtyhet sërish tryeza e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave. Kjo mund të jetë drama e radhës.

 

E qartë që kur themi opozitë, janë 3, PD, LSI, dhe brenda PD është Basha. Është opozita e Bashës që thotë zgjedhjet u vodhën, si Rama në 2009 që thoshte asojkohe dhe Blushi i kujtonte se nëse do humbte zgjedhjet do largohej.

Këtë kartë po luan Basha, nuk i humba zgjedhjet, por mi vodhën. Ke brenda PD që i thonë ti humbe, largohu, dhe PD të bëjë një Kryesi të re për të përballuar Ramën në 2025.

Thelbësore është ngutja e PS që të largojë sa më parë Ilir Metën. Po u mblodh parlament i ri, s’ka shans të largojë Metën. Nuk i ka 2/3 e votave me parlamentin e ri. PS nëse e humb dritaren, goditjen për të hequr Metën e humb atëhere. S’ka më vota për të hequr Metën, tani mund ta heqë.

PS duke u nxituar të heqë Metën, humb një aleat. Meta tregoi se i njihte zgjedhjet, por pas kësaj jo.

Rama s’ka nevojë për aleat, ka rezultatin e zgjedhjeve. Ka aleatin numër 1 që është SHBA. Problemi i vetëm i Ramës është hapja e negociatave. Konfrontimi me këto dy parti do e çojë Shqipërinë në fazë të rrezikshme.

Po nuk u hapën negociatat tani, ashtu siç e ka ngutshmërinë PS për të hequr Metën, ashtu e ka dhe Franca me Gjermaninë për të futur tani Shqipërinë.’’- tha Burimi.

Analisti thotë se SHBA e dinin rezultatin e këtyre zgjedhjeve, dhe madje janë të kënaqura prej tyre, teksa shton se nëse PD dhe LSI njohin zgjedhjet atëhere hapen negociatat me BE.

 

‘’Nëse PD dhe LSI vendosin mos njohin këto zgjedhje, nëse i njohin këto zgjedhje hapen negociatat. As ju, as unë, nuk e kanë marrë ende vendimin, prandaj ishte veprimi shumë i zgjuar i Ilir Metës, vetë SHBA numëroi votat.

Meta po luan bukur në drejtimin e tij, të numërohen votat. S’po thotë as PD, s’po thotë as nuk njoh zgjedhjet. Duhet të mbarojë numërimi, të dalë rezultati, të vijojnë ankesat. Imagjinoni rinumërim, do 2-3 muaj. Këto do shërbejnë për negociatat, Meta do negociojë me ndërkombëtarët, ok do njoh zgjedhjet por më lini President, edhe PD për njohjen e zgjedhjeve do të vendosë ndonjë kusht.

SHBA janë të kënaqur. Amerikanët janë mbrapa, i çuan mesazhe opozitës që jemi të gatshëm për bashkëqeverisje. Nuk doli nga hiri, jo nga Rama, ishte Palmer dhe amerikanët mbrapa. Ishte ide e bukur, mund të vijë prap në tavolinë.

Presionin e ka Rama, ose thotë s’më bëhet vonë fare hapen apo jo negociatat. SHBA duan patjetër negociatat, pasi Shqipëria ngelet preh e joshjeve ruso-kineze.

Duhet se s’bën, përndryshe është e rrezikshme. Kjo luhet tani deri në maj.

 

S’ka nevojë për rezistencë, që të jetë Biden apo Trump në fuqi, politika amerikane është shumë e atashuar në Shqipëri. Është tepër e rëndësishme për amerikanët. Nuk lejojnë më amerikanët këto njohim apo jo zgjedhjet.

 

Këtë po luan Meta, nuk bën negociata thotë, zbatoj ligjin si në Amerikë, siç donte Trump rinumërim dhe denoncoi. Meta fiton kohë 2-3 muaj, dhe amerikanëve kjo iu përshtatet.

Për amerikanët është e përshtatshme, do të donin të njiheshin menjëherë, por mjafton. Basha e ka marrë një kërcënim, vendi po hyn një krizë politike. Basha dha një mesazh të qartë që nuk i njeh këto zgjedhjet. Por tani është tërhequr, PD dhe LSI duan rinumërim, kanë dyshime, por nuk ia heq njeri këtë të drejtë. ‘’- tha ai.

Më tej, Burimi shprehet i sigurt se PS do të tërhiqet edhe kësaj radhe nga nisma për të shkarkuar Metën, teksa kërkon që Basha të largohet nga drejtimi i PD si fajtor i humbjeve në këto 8 vite.

 

 

‘’Për mendimin tim PS do të tërhiqet edhe këtë herë nga shkarkimi i Metës. Pasi pastaj Meta s’hyn në parlament. Por pikëpyetja është a do e ndjekë Basha apo jo. Se LSI 4 deputetë ka.

PD duhet të fillojë reformimin e brendshëm, Basha duhet të largohet. Ai është fajtor i humbjes. Nëse kjo parti nuk ndahet nga e kaluara, si Rama me Nanon në 2005. Kur Rama mori në dorë PS, u distancua nga Nano.’’- përfundoi Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb