Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, reagon pas lajmit të dhënë nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha pas një video-bisede me kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, se do të njoftojnë nesër nëse do të marrin pjesë në Samitin e BE për “Ballkanin e Hapur” ose jo.

Në një postim në “Twitter”, Pollo shkruan se Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE, duke e quajtur këtë si efektin e parë të dukshëm të “Ballkanit të Hapur”.

“Efekti i parë i dukshëm i BallkanHapu: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli Europian. Refuzimi publik i ftesës akti anti europian e shumë i dëmshëm për Shqiperinë e më gjerë”, shkruan Pollo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb