Ish-deputeti dhe ish-ministri i PD-së Genc Pollo deklaron se hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Holandë Edi Ramën dhe sipas tij, fatkeqësisht faturën duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Pollo shkruan se pas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë dhe se për momentin nuk e ka fituar çështjen, por do shihet nga apelimet.

POSTIMI I PLOTË
Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë Edi Ramën; fatkeqsisht edhe Shqipërinë për ca kohë. Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë). Për momentin nuk e ka fituar çeshtjen e të shohim apelimet.

Për këtë problem nga qeveria ka ose heshtje ose pretendime surreale se problemi nuk ekziston.
Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Washington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.

Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb