Ish-ministri Genc Pollo, i rreshtuar krah Sali Berishës, reagon pas denoncimit të Komisionit të Rithemelimit se kryedemokrati Lulzim Basha po ndërron bravat dhe po blindon dyert e selisë blu.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo kërcënon Bashën, teksa shprehet se ai “do të përgjigjet për blindimin e portave dhe dyerve të selisë së PD-së”.

Pollo shkruan se selia duhet t’i kthehet organeve legjitime të PD-së siç ka vendosur Kuvendi dhe anëtarësia, jo më vonë se data 8 janar.

“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë. Por në çdo rast selia duhet t’i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.

  • foto galeri

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb