Ish-ministri i PD-së, Genc Pollo ka kritikuar dhe ironizuar njëherësh vizitat e kryeministrit Rama në Turqi dhe Greqi. Sipas tij, Rama mendon që përmes arritjeve imagjinare diplomatikë do të fshehë dështimet e qeverisë së tij.

STATUSI I PLOTË
Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varferia, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per perballimin e pandemise jane e verteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet diplomatike te Edi Ramës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: