NGA: Elda Menga
Që prej tërheqjes nga politika aktive 1 vit e gjysmë më parë Genc Ruli nuk ishte parë në selinë blu. Bashkë me Besnik Mustafajn ish-ministri demokrat ishte rreshtuar në grupin e të ashtuquajturve kritikët e Lulzim Bashës, por mesa duket koha ka sheshuar merite e vjetra dhe mëngjesin e sotëm pika e takimit ishte zyra e liderit demokrat.

“Biseduam të gjitha gjërat që mund te bisedohen në një takim informal”, u shpreh Mustafaj. ‘News24’ e pyeti Genc Rulin nëse po e mendon rikthimin në PD edhe në jetën aktive politike. “Nuk kam asnjë detyrim. Pa mbaruar bahçen dhe pa mbjell pemët nuk kthehem në jetën aktive”, u shpreh me ironi Ruli. “Nuk mendoj se kam aq shumë mend tu jap këshilla të tjerëve kam eksperiencë sa për vete. Shkëmbim bisede mes miqsh si i sheh ai si i shohim ne”, shtoi Ruli.

Sali Berisha nuk mungoi ne takim që Lulzim Basha pati me dy prej themeluesve të PD, të cilët nuk ja kanë kursyer kritikat lidershipit demokrat pas hartimit te listave dhe humbjes se zgjedhjeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: