TIRANE

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë shndërruar në një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare. Dyshja, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë vitin e kaluar, tashmë po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Duke qenë se Genci është i pasionuar pas natyrës dhe shpesh herë e ka thënë se trojet shqiptare kanë vende mjaft të bukura dhe tejet të veçanta, çifti së fundmi kanë vizituar Malin e Zi.

Ata kryesisht ishin në Plavë – Guci, ndërsa nuk kanë hezituar të ndajnë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e tyre, ku në fokus është natyra e bukur e këtyre vendeve.

Është artistja Koçi ajo e cila ka ndarë disa fotografi pranë Gencit, të cilët duken mjaft të lumtur së bashku dhe natyrisht se nuk ka munguar një mesazh dashurie nga ajo. “Aty ku është dashuria, aty është jeta.. dhe më pas Genci ra në ujë”, është përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

 

View this post on Instagram

 

Where there is love…there is life❤️ dhe me pas @gencprelvukaj ra ne uje??

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb