TIRANE
Muzikanti nga Kosova Genc Salihu ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e lojërave dhe sfidave të ndryshme, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve me spec.
Në një prej sfidave, Gencit iu risoll në vëmendje roli i tij në filmin “Martesa” ku ai është puthur në buzë me një mashkull, skenë e cila është komentuar shumë në media.
I pyetur se me cilin mashkull tjetër të famshëm shqiptar do e ripërsëriste atë skenë, Genci tha emrin e Ledri Vulës. Në një tjetër sfidë, Genci tregoi se dikur ka qenë i dashuruar me Ledina Çelon, e pëlqente shumë si dukej, si këndonte dhe do donte një skenë erotike me të.