Deputeti i PS, Erion Braçe, nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë teksa shprehet se nuk janë marrë masa për bujqit. Në një reagim në Facebook, Braçe ka publikuar edhe disa pamje nga dëmet e shkaktuara në sera si pasojë e erës së fortë në Lushnje.

“Kam kaq muaj që them se duhet të merremi me ndryshimet e klimës. Të mbrohemi prej tyre e të bëjmë demet të pagueshme. Askush nuk dëgjon.  Veç lavde lavde lavde, vec jemi mirë jemi mire jemi mire. Gënjen Erioni se do t’i zërë vendin Frides”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Reagimi i plotë:

IMSHTE/BUBULLIME, LUSHNJE
DEMI NGA ERA E TMERRSHME SOT!
TUNELET E SHALQIT TE RRENUARA THUAJSE FARE!
Nuk di!
Te premten pas se enjtes se Kuvendit,
e kam diten e territorit; por jo si kjo e sotmja.
Nga Toshkezi ne Imshte, nje ere e tmerrshme qe vijoi per ore te tera,
ka demtuar thuajse te gjitha tunelet e shalqinit; ka demtuar rende edhe serat e vreshtave, kultura e re ne kete zone.
Nuk kam pare bujq me te deshperuar se sot; sdi cte them!!
Kam kaq muaj qe them se duhet te merremi me ndryshimet e KLIMES;
TE MBROHEMI PREJ TYRE E TE BEJME DEMET TE PAGUESHME!
Askush nuk te degjon!
Vec lavde lavde lavde, vec JEMI MIRE, JEMI MIRE, JEMI MIRE!
Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides!
Urdheroni, shihini tani;
26 grade tmeperatura, shpejtesia dhe fuqia e eres nuk di sa ishte, por ky eshte demi!
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: