TIRANE

Replika në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama sa i takon paketës Anti KÇK. Ndërsa kreu i qeverisë reagoi ndaj qëndrimit të PD, e cila e konsideroi atë asgjë më shumë se propagandë e qeverisë, kreu i ekzekutivit u shpreh se PD krimin e ka mjet politik kundër qeverisë.

Përgjigjen kryedemokrati zgjodhi t’a japë sërish përmes rrjeteve sociale, ndërsa shkruan se Edi Rama pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.

“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.” -shkruan Basha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb