TIRANË

Në bashkëbisedimin me gazetarët, ku sërish i kërkoi kryeministrit Edi Rama të zbatojë planin me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza, kryedemokrati Basha tha se kreu i qeverisë gënjen kur thotë se nuk e njeh këtë plan.
Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët deklaroi sot se vënia në zbatim e planit me 5 pikta të rimëkëmbjes që propozon PD është domosdoshmëri sot më shumë se kurrë.

Ai i etiketoi si monstra qeveritarët, ndërsa qytetarëve iu këshilloi të mbjanë maska, të ruajnë higjienën, pasi askush nuk po mendon për ta.


“Ggënjen si derr, sic e shikoni kur është puna për karagjozllëqe, se kështu e ka shtyrë për 22 vjet,  rri me laps në dorë, e merret me lapsuset e mia. Nuk është e vërtetë që se ka dëgjuar planin.” tha Basha, ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse do të pranonte një debat publik me Ramën.

“Sa për mua ua kam thënë, kërkesën e ka prej 2006, po njeriu që ka frikë edhe nga fjala brenda partisë së tij, nga fjala ime e ka tmerr”- u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb