TIRANË

Pas seancës maratonë tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ish-ministri Saimir Tahiri ka folur para gazetarëve, ndërsa tha se procesi  në emër të tij është fals dhe i gënjeshtërt. Ai tregoi se nuk do të lodhet, por do të përballet me betejen ligjore deri në fund duke besuar se drejtësia do të thotë të vërtetën, e cila sipas tij është në favorin e ish-ministrit.

Gjithashtu Tahiri u ndal edhe tek faturat e kripura, të cilat kanë dalë në media se ai në kohën kur ka ushtruar postin e ministrit të Brendshëm ka shpenzuar për akomodim mbi 1 mijë euro në vendet europiane. Sipas tij, maksimumi që ka shpenzuar ka qenë shuma prej 140 euro nata dhe pretendimet e Prokurorisë Shqiptare tha se hidhen poshtë nga letërporositë që ka sjellë Prokuroria Italiane.

Por a ka frikë se do të dënohet me burg ish-ministri, Tahiri u shpreh:“Unë besoj ti je lodhur nga tjerrja e këtyre historive. Prokuroria e pretendim këtë  dhe kjo është një gënjeshtër, kjo hidhet poshtë nga Prokuroria italiane, e cila ka sjell mijëra fletë që thotë se këto janë gënjeshtra. Ajo ja jep Prokurorisë dhe kjo e fundit e hedh në publik. Ky është gjyq dhe para gjykatës i detyrohemi të vërtetës. Si  të them unë që këta policië që akuzohen janë marrë me trafik, kur këto policë kanë denoncuar Habilajt në 2016. Ky është një proces fals, është i gënjeshtërt. Nuk i shikoj fare historitë nëse do të dënohem, këto janë hipoteza as s’i marrë parasysh dhe nuk i konsideroj. Unë besoj tek e vërteta ime dhe e shtjellova në gjykatë. Unë besoj kaq shumë tek drejtësia dhe nuk më shkon fare mendja.

Nuk kam asnjë kod dhe përtoj të merrem me kode. Unë përtoj edhe të gënjej. Nuk më bën syri terr. Akuzohem se kam paguar hotelin  1 mijë ero nata dhe këtë e provoj me letër porositë e ardhura nga BE. Nuk kam pasur shpenzime maramendëse.  Maksimumin që kam paguar për një natë ka qenë 140 euro, por ishte prapë për të thënë se drejtësia ka mundësi të flasë më fort se sa dyshimet që janë hedhur në publik. Do kem kohë në vazhdim, që të vërtetën time t’ia them çdo qytetari në vesh dhe nuk do të lodhem”-tha Tahiri.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa vendimi për të pritet të jepet me 19 shtator.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: