Teksa vëmendja e politikës këto ditët e fundit është ndalur tek një kasetë që tregonte masakrën e tmerrshme serbe në Krushë gjatë luftës së Kosovës, për të cilën dëshmitarë të kësaj ngjarje akuzojnë liderin e PD-së, Lulzim Basha se e ka fshehur, analisti Skënder Minxhozi ka bërë një koment.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në “News24”, Minxhozi tha se në vendin tonë, ku po afrohen zgjedhjet elektorale, kryeministri Edi Rama po shfrytëzon një diversiv të madh që sipas tij është natyra nihiliste dhe hermetike e Lulzim Bashës.

“Ka dy aspekte kjo çështje. E vërteta për këtë ngjarje dhe më pas vendosja në kontekstin e saj. Çfarë kemi në tavolinë? Ka mish për të gjithë ? Apo është ajër. Nëse është ngjarje e vërtetë apo e stisur. Ka një element në këtë histori; “fjala ime përballë tëndes”. Ka po aq elemente për ta besuar këtë histori, dhe për të mos ta besuar. Sa i takon aspektit të madh të terrenit ku merr formë kjo histori, kemi të bëjmë me një gjyq të paprecedent ndaj lidershipit të Kosovës. Që mua më duket tendencioze për momentin kur po zhvillohet. Janë shqyrtuar dhe dënuar në masë jo të drejtë. Kemi një fushatë elektorale në Shqipëri, ku palët bëhen gati të luftojë fortë. Por në momentin kur zbresin tek “e pate kasetën, apo jo”, këtë e konsideroj një diversiv të madh kur po luhet ku Shqipëria është e mbytur nga gjeneral COVID, i cili do të ribëjë të gjitha piketat që kishim menduar që në hyrje të vjeshtës, për atë që do të ishte gara e ardhshme elektorale. Rama shfrytëzon një diversiv të madh, natyrën nihiliste dhe hermetike të Lulzim Bashës. Basha s’ka pranuar asgjë. Thotë; “jo, jo” për të gjitha. Është mohues. Vini re një detaj nga e shkuara e tij, se ai nuk ka folur kurrë për punën që ka bërë në Kosovë. Është dhe natyra e Bashës kjo. Akuzave që atij i janë bërë dhe përdorimi i përsëritur, Basha të sqaronte pozicionin e tij një herë e mirë.”, tha Minxhozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb