Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e akuzoi Berishën se ka gënjyer në lidhje me të dhënat që ai referoi në Kuvend për çmimet në vendin tonë.

Nga foltorja e Kuvendit Balla ironizoi zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së, ku kandidat i vetëm përballë tij ishte Ibsen Elezi.

“Gënjeu i paudhi. Në krahasim me rajonin, Mali i Zi është kokë më kokë me  ne. Niveli i çmimeve për Serbinë është 83.5% pastaj vjen Shqipëria. Mos e ka merak ky se i ka ngelur ndonjë faturë pa paguar. Shqipëria është më e lira në krahasim vendet e tjera. Sa i takon veshmbathjeve/këpucë është një nivel që përcaktohet nga marrëdhënia mes kërkesës dhe ofertës. ndaj rrenat që u hodhën në këtë sallë, natyrshme një non-grate mendoj se në një Kuvend që sot mund të marrë datë për bisedime, do të duhej të ishte një vendim i përbashkët që atij mos t’i jepej fjala asnjëherë. Mirë do ishte që kjo foltore mos të bëhej pis, nga një njeri që pisllëkun e ka pjesë të karrierës politike. 5 janë arritjet e Shqipërisë; kuadri ligjor që është i mirë, i mirëpërcaktuar, informatizimin e hallkave të procesit të rekrutimit dhe e vërteta është se kredibiliteti lidhet me numrin e lartë të aplikuesve. Në garën e PD hyri vetëm Ibseni, se të tjerët e dinin që ishte e mbaruar ajo punë. Ibseni hyri siç doli apo doli siç hyri.”, tha Balla.

(BalkanWeb) 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: