Ministri i jashtëm i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ai e kishte dëgjuar personalisht Vladimir Putinin, presidenti aktual i Rusisë, duke folur për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në vitin 2006.

Zijlstra tha se kredibiliteti i tij ishte dëmtuar nga kjo çështje dhe se është e pamundshme për ta vazhduar punën e ministrit.

Në të kaluarën ai pati thënë se kishte marrë pjesë në një takim në vitin 2006, ku Putini ka thënë se ai konsideron se Bjellorusia, Ukraina dhe vendet Baltike, janë pjesë e “Rusisë së Madhe”.

Ministri Zijlstra dje ka pranuar se nuk ishte i pranishëm në mbledhje, por e kishte dëgjuar tregimin nga dikush që ishte në mbledhje, shkruan “rel”.

Ai tha se i konsideron deklaratat e Putinit si shumë të rëndësishe gjeopolitikisht dhe ka folur në mënyrë publike, duke shpjeguar se ka dashur ta mbrojë burimin e tij të informacionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb