ITALI- Dikush humbi prindërit, dikush djalin apo vajzën, dhe dikush të afërmit. Genova sot mban ‘frymën’ dhe zemrën e ngrirë, pasi përcjell për në banesën e fundit 18 prej 41 viktimave që shkaktoi shembja e urës Morandi. Nga pallati i panaireve të Genovas, atje ku ndodhen edhe 18 akrëmortet e viktimave të 14 gushtit, është mbajtur mesha e nga kardinali Angelo Bagnasco.

Ky i fundit dha mesazhe të forta dhe të qarta për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi, shkruan ‘Tgcom’.

“Është detyrë që të bëhet drejtësi, por nuk duhet të fshijmë tragjedinë. Genova u plagos, zemra e saj u thye. Rënia e urës Morandi mbi lumin Polcevera ka shkaktuar një plagë në zemër të Genovës. Plaga është e thellë, me dhimbje pafund për ata që kanë humbur jetën e tyre, për të zhdukurit, për të afërmit e tyre, të plagosurit, për të evakuarit. Të mëdha janë shenjat që la pas ngjarja, për Italinë por edhe për një pjesë të botës”, tha kardinali i Genovas, ndërsa shumë prej familjarëve nuk i ndalin lotët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: