Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj foli për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili fitoi çmimin Nobel për Letërsi.

Cakaj deklaroi se Handke është një shkrimtar politik dhe se letërsia e tij është apologji e regjimit të Milloshviçit.

Gent Cakaj: Unë mendoj se qëndrimet e Handke janë të qëllimshme për të hapur debate. Handke është një shkrimtar mirëfilli politik. Unë e kam lexuar një libër të Handke. Personazhi kryesor flet vetëm për pafajësinë e serbëve dhe thotë se fajësia e serbëve nuk është e vërtetë, duke u shprehur se mediat perëndimore janë gënjeshtare.

Idetë e tij janë si të Millosheviçit, edhe te personazhi. Ideja e Milloshviçit kas qenë e viktimizimit të serbëve dhe kemi ideologji të qartë të Millosheviçi. Në roman shkruhet vetëm për serb të pafajshëm dhe jo ata që kanë kryer krime. Në këtë kuptim, letërsia e tij është apologji e regjimit të Milloshviçit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: