Ndërkohë që na ndajnë vetëm 24 orë nga marrja e vendimit nëse Shqipëria do të aderojë në familjen e madhe evropiane gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një hapësirë mediatike çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Prestigjiozja Fiancial Times i ka kushtuar një vëmendje të madhe asaj se çfarë është duke ndodhur në Luksemburg dhe asaj çfarë pritet të ndodhë në Bruksel lidhur me fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një artikull të saj evidentohet skepticizmi i Francës dhe i disa vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka. Në një prononcim për Financial Times, Ministri në Detyrë per Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur se bllokimi i negociatave do të sillte një ulje të rolit të BE-së në rajon.
Sipas Cakaj një ndërlikim i mëtejshëm i situatës do të sillte “ndarje” mes vendeve të cilat kundërshtojnë ndarjen e çështjeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë që mendojnë se Tirana duhet të paguajë çmimin për avancimin e rastit të Maqedonisë – një këndvështrim që gjen mbështetjen edhe të diplomatëve – thuhet në shkrim. “Franca e cila ka qënë skeptike rreth zgjerimit të BE, thekson se procesi i anëtarësimit duhet të rishikohet para se të shqyrtohet pranimi i vendeve të tjera, pasiguri kjo që ministri Cakaj e quan “dileme false”.