Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, duke folur për hapësirën e Luginës së Preshevës, tha se Shqipëria do të bëjë më shumë për shqiptarët që jetojnë atje.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në këtë hapësirë, por nuk është komunikimi im i parë me këtë zonë. Që kur kam marrë detyrën, ne kemi vendosur raporte me çdo vend ku jetojnë shqiptarë. Në Tiranë do të kemi përbashkim politik të të gjitha forcave politike kudo janë.

Veçanërisht kemi dhënë kontribute për shqiptarët e Luginës. ne kemi pasur përpjekje të vazhdueshme për të ndryshuar gjendjen atje. Kemi marrë përgjegjës për financim të rregullt për zyrtarët këtu.

Kemi marrë përsipër financimin e disa projekteve lokale këtu, në Bujanoc. Shqipëria do të bëjë më shumë për këtë hapësirë të banuar nga shqiptarët”, tha Cakaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb