Ish-deputeti Gent Strazimiri ka dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit ka zgjedhur të bëjë marrëveshje me Serbinë ditën kur udhëheqësit e UÇK-së merren në pyetje në Hagë.

Strazimiri vuri më dukje ngjashmërinë mes akteve të Ramës dhe atyre të Enver Hoxhës, duke u shprehur se Hoxha njihej për varësinë nga jugosllavët dhe shitjen e Kosovës.

Statusi i plotë

“Kur të vret vllau, s’ke kujt ia lyp gjakun”!

– Zëdhënësi i UÇK Jakup Krasniqi, është në Hagë, për “krime lufte të supozuara”
– Zëdhënësi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, me “krime lufte TË PROVUARA E TË DËNUARA”, është në TV duke u marrë vesh me “vllaun” Edvin Rama, për punë “bashkim-vllazërimi”. Prapë, si në 1945 me Miladinin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb