TIRANE

Genta Ismajli është një nga këngëtaret më të dashura dhe më simpatike. Ajo është një nga ato këngëtare që jetën e saj private e ka mbajtur larg syrit të mediave rozë.

E ftuar pak kohë më parë në emisionin “Ftesë në 5” këngëtarja tregoi se nuk ishte në një lidhje dhe se do të donte që partneri i ardhshëm të kishte një trup të bukur dhe të mos bëhej xheloz.

Por pak kohë më parë ‘Prive.al’ publikoi një video ku Genta shfaqej duke u puthur me një mashkull. Më pas u zbulua se ai quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeçar.

Tanimë biznesmeni i ka dhuruar një makinë supërluksoze tip “Range Rover” dhe bashkë me të një tufë me trendafila të kuq.
“Jeta është e bukur”-shkruan këngëtarja në krah të fotos.

Genta Ismaili
Genta Ismaili

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb