TIRANE

Që prej momentit kur lidhja e saj u bë publike, Genta Ismajli nuk ka hezituar t’i dedikojë shpesh fjalët më të bukura partnerit të saj. Së fundmi, ajo ka bërë të njëjtën gjë në një foto ku shfaqet mjaft e qeshur pranë tij.

“I dua sytë e mi kur ti i shkon. E dua emrin tim kur ti e thërret. E dua zemrën time kur ti e prek atë. E dua jetën time kur ti je në të“, shkruan këngëtarja nga Kosova.

Dyshja janë duke shijuar një tjetër udhëtim momentalisht, pak kohë pasi u kthyen nga Chicago, i dashuri i saj takoi familjen e Gentës.

Kujtojmë që i dashuri i këngëtares shqiptare quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeç. Ai jeton në Zvicër, ku ka edhe disa biznese, prandaj këngëtaren e kemi parë shpesh të udhëtojë si drejt Zvicrës, edhe drejt Turqisë.

Genta
Genta

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb