TIRANE

Një foto që ka qarkulluar së fundmi në mediat online ka shtuar dyshimet se këngëtarja e njohur Genta Ismajli mund të jetë në pritje të ëmbël. Mirëpo zëra pranë këngëtares kanë treguar për “Who” se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Me siguri fustani apo këndi i fotografisë i ka bërë të gjithë të mendojnë ndryshe, por momentalisht këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël.

Genta është duke jetuar historinë më të bukur të dashurisë me partnerin e saj turk, Hussein Usta, me të cilin ka ndarë shpeshherë momentet më të bukura gjatë pushimeve apo përditshmërisë, por duket se duan akoma të shijojnë vetëm njëri-tjetrin.

Kujtojmë se pak javë më parë Ismajli solli dhe këngën e saj më të fundit të titulluar “Ça me bo” e cila numëron miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: