TIRANE

Ashtu siç lajmëroi një ditë më parë me një set fotosh së bashku me partnerin e saj, Genta Ismajli ka zbuluar sot gjininë e binjakëve që do të sjellë në jetë shumë shpejt.

Ndryshe nga ç’mund ta imagjinonit, Genta ka publikuar një video në kanalin e saj në YouTube nga festa e Baby Shower, përmes së cilës zbuloi se shumë shpejt ajo dhe partneri i saj, Usta, do të bëhen prndër të një vajze dhe një djali.

Nga kutia e madhe dolën tullumbace blu që simbolizojnë djalin dhe tullumbace rozë që simbolizojnë vajzën.

Në video, Genta kishte zgjedhur edhe momentet më të bukura nga pritja e ëmbël, siç ishin disa çaste nga ekografia e binjakëve, por edhe momente të tjera të bukura së bashku me partnerin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb