Gent, Ditmiri dhe Niko nuk janë tre shokë ! Dy të fundit ishin ! Tok i shihje të ecnin anes së liqenit duke djegur kaloritë e vëna nga motet e Rilindjes. Prej mimikes dukej se mendonin njesoj per Edi Ramen domethënë mirë. Kur qeshnin me hukamë gajaseshin me qyfyret qe ai dikur teksa i mbante pranë si evleter u kishte treguar! Ndersa ngrysja  shpjegohej me dertet e liderit qe kjo Shqiperi jallane i falte çdo dite me moskuptime!

Genti mblodhi lodrat dhe u largua nga zyra ! Thone se ka harruar një tren elektrik me shina i cili e  argetonte i falte kaq shend e lumturi  me çiaf çiufin e tij te cilin here e bente vete me zerin  lozonjar here mekanizmi ! Zyrtaret per te hyre prisnin qe te mbaronte udhetimi per te firmosur shkresat!

Ndoshta se ka harruar por e ka lenë me qellim per Olten qe ta mbaje në kujtim të tij e ta ndeze here pas here per të kujtuar procesin e integrimit sipas stacioneve! E holle kjo ! Nejse Genti erdhi e iku si meteor në qiellin plot re e bubullimë të dheut mëmë ! Paçka se i zymtë e me pikellim melankolik na fali shpesh  te qeshura me zyrna ! Shkelqeu mjaftueshem po kujt t’ ja hidhte rrezet?!

Na gezoi në ditë të idhta siç qenë dy vitet e mbreterimit të tij në ministrinë e jashtme ! Personalisht sidomos ne “kronikat  e veres” e kisha tejet te dashur, shkarramendeshim në muhabet e hoka ! Iku qerratai, ashtu befas siç qe ngjitja po kaq edhe rënia ! Iku pa kthyer koken pas e me vendosmeri per moskuptimin qe mori per librat e shumtë që ka lexuar ! Qeveria e Edi Rames e shquar per natyren e saj intelektuale te thelle madje ,humbi  me të ndriturin e karvanit, biblioteken e cila habiti shqiptaret e ministrat e huaj ! Ahmetaj  me Bracen, Alket Hyseni me Ulsi Manjen të katert eruditë të cilet nga libri vine e tek libri shkojnë po zihen për ti zënë vëndin në biseda me Kryeministrin qe per vete eshte intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohrave!

Nje gaz nopran me zu në studion e emisionit “Open” tek percillnim Gentin per në Prishtinë gjithë merzi e trandje aq sa e mira Eni Vasili me pa me habi është apo nuk është në metro ky?!! Por ishte gazi i dhimbjes i tronditjes qe shkaktoi ikja e nje personazhi te dashur nga skena! Suksese Genti , nuk ishte faji yt, ti bere sa munde e sa dite !

Te kthehemi tek Ditmiri i cili qysh kur nuk hypi ne makinen e Kryeministrit nuk pa më ditë të mirë ! Mbase nuk hypi nga frika se e ai e zbriste tek Ura e Tabakeve ! Ditëzi e therriste Doktori me parashikim kasandre !! Nuk e paskesh patur per akuzat qe i bente se i gjori Ditmir s’ pat tendera neper duar si Damjani e Ahmetaj po per fatin politik  qe ja lexonte në horizont ! Berisha paskesh ndier dhimbje teksa e therriste Ditezi Ditezi!

Ja ditet e zeza erdhen një nga një ! E Rama, ketu ne Tirane per në Osbe e caktoi  po në Viene se kishte çuar letren ! Pastaj kur i mori të larguarit një e nga njē sipas anektodes së fiqve ( e cila tregon per një plak që hengri fiq aq sa e mbushi kacekun plot po tepruan ende shume , ashtu i ngopur i erdhi uji i holle e nuk u shty me tutje por ujiti fiqtë, beri rruge e kur u kthye pa fiqtë, kishte uri, ky tha nuk eshte i pshurrur, dhe fap e rrasi ne goje, as ky, as ku tjetri i mbaroi te gjithë) Ditmiri mbeti i vetmi i lagur.

Pagoi çmim me gjasë se nuk u perfshi në punen e ngaterruar te shkembimit të territoreve mes Kosoves dhe Serbise! Gabim beri ! Po ky nuk është gabimi më i madh ! Teksa Elisa themeloi mitologjinë rilindase me percaktimin Skenderbe, Damiani Ismail Qemal, miku Alfred Peza me Odise , Ikonomi marke konjaku ky heshti ! Mundesinë e pat per shembull në kalanë e Shkodres mbreteruan Bushatlinjet paraardhesit e Ditmirit !

Pse ai nuk propozoi qe Rozafatit ti nderrohej emri, dhe te therrritej “Keshtjella e pamposhtur Edi Rama”? Pat disa vite kohe në qafë pastë veten ! Pasatj nuk e pa si u sollen ministrat e shkarkuar te cilet merak kishin se mos kane merzitur liderin dhe jo vetem qe nuk leshonin zukama e gugatje me insinuata , por vullnetmire e besplote kumtonin se ai eshte zemra e madhe, mendja e ndritur, i pagabueshmi ndersa ne vesi, plogeshtia , metali qe ne duart e tij behemi diamant ! E pata takuar Ditmirin  nje here rastesisht në kafe , ndose beri çmos të fshihej pas jakave të setres qe re mos e shihja per ti kompromentuar biografinë!

U tregova i pashpirt ju ula ne tavoline por ndryshe nga ç’priste ai ta nxisja në qendrese nen shembullin e Kara Geges e befasova , ulu i thashe shkruaj nje leter publike ! Drejtohu si pashallaret e rrezuar Sulltanit ! Nise me frazen “une qe as per urrejtjen tende nuk jam i denje ….zemren si ta theva qe koken thefsha….si mendova qe ti mund te gabosh qe gjuha mu thafte si rërë jemeni, si u talla me Gentin kur ai ne jrahun tend dukej si Kisingeri pranë Niksonit” …. u ofrova ta ndihmojë ne lutje ndaj tij e mallkime ndaj vetes …. Por s’ ma vuri veshin ndersa sot e pashe  fillikat pa Nikon tek ecte kodrave !

I vrenjtur dukej ish ministri , mbase mendonte se si Niko nuk do jete një minster leshi po Pelesh i vertete pas dy viteve e kusur reflektim mbi dinjitetin qe do te zihet me Kryeministrin per të miren e vendit, qe do ti bjere  tavolines me grusht, qe do ti thote ndalu bek se ka hendek dhe ti ushtrinë shqiptare nuk e perdor dot në zgjedhje e të tjera si keto, kur befas filloi te qeshte me vete, me gjase s’po i dilte lllogaria mes personazheve!

Ja keshtu në këtë ditë të parë të vitit të ri, Genti me ikjen, Ditmiri me vetminë dhe Niko jarani me postin e ri  ne menyren e tyre do të jenë të projektuar edhe tek viti i ri ! I pata thenë Ditmirit qaj here pas here ne publik, e qara të merret per mire ajo e prek liderin dhe nuk eshte çudi qe urdheron Kumbarushen , Felajn e mbase edhe Mimin qe te ti fshijne lotet para kamerave se kamera eshte gjithçka per atë!

http://www.panorama.com.al/analiza-satirike-gjekmarkaj-genti-ditmiri-dhe-niko-pse-qeveria-humbi-me-te-ndriturin-e-karvanit-dhe-trishtimi-qe-bushatin-e-peleshin-nuk-do-i-shohim-me-bashke-kodrave-te-liqenit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb