Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Genti Ibrahimi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të tij, Gjyqtari Ibrahimi me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës sipas formulës: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Presidenti Begaj i uroi suksese z. Ibrahimi, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Avokatja e Popullit, Zj. Erinda Ballanca përfaqësues të OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb