Ish-presidenti George Bush është veshur si babagjysh dhe ka vizituar një spital fëmijësh në Dallas. 68-vjeçari ka shpërndarë dhurata për fëmijët që do të kalojnë Krishtlindjet në Qendrën Spitalore për Fëmijë.
Lidhur me këtë “vizitë” të Bushit në spitalin e fëmijëve, mediat kanë raportuar se xhuxhët që e shoqëronin presidentin ishin agjentë sekretë. Bush, i cili u pasua nga Barrack Obama më 2009, ka mbrojtje të përjetshme nga shërbimi sekret, siç kanë edhe të gjithë ish-presidentë të tjerë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: